Shpërthejnë kritikat ndaj Berishës, demokratët kërkojnë përgjigje për “izolimin” nga ambasadori i ri amerikan, denoncojnë listat e mbyllura dhe braktisjen e militantëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përballur me një sërë kritikash nga qytetarët në rrjetet sociale. Në komentet në faqen e tij në “Facebook”, demokratët ngrenë pikëpyetje për marrëdhënien e tij me ambasadorin e ri amerikan, kundërshtojnë listat e mbyllura, kërkojnë primare për zgjedhjet lokale dhe shprehin pakënaqësi për mënyrën se si drejtohet opozita. Disa prej tyre e akuzojnë për mbajtjen e karrigeve, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjimin për trajtimin e demokratëve që, sipas tyre, kanë kontribuar ndër vite për partinë, por kanë mbetur pa përfitime. Çështja e takimit me ambasadorin amerikan është ngritur nga dy qytetarë, të cilët i kërkojnë Berishës të sqarojë nëse do të zhvillojë një takim me diplomatin amerikan, pasi kreu i PD ka pretenduar se “non grata” i është...
Burimi:
javanews.al