Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shpërthejnë’ flakët në Gjirokastër…
Një vatër zjarri u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se një banor i zonës njoftoi për ngjarjen, ndërsa shërbimet të emergjencës mbërritën në vendngjarje. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse u paraqitën në zonë duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve që rrezikonin zonën përreth. Fatmirësisht, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo në pronë.