
Shpërndante lëndë narkotike me biçikletë elektrike, arrestohet shqiptari në Itali, qeni i policisë zbuloi 30 doza kokainë
👁6844
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës në bregun e Formias, disa qindra metra larg plazhit të "Gianola". Raportohet se ai punonte si ‘postier’ dhe shpërndante mallin me biçikletë elektrike. Dyshimet për lëvizjet e tij të shpeshta çuan oficerët në kontrollin fizik, të mjetit dhe në banesën e të dyshuarit. Qeni antidrogë "Jessy", zbuloi 30 doza kokainë, por ajo që ra në sy ishte shuma e valutës cash, plotë 10 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti i trafikut të paligjshëm. Prokuroria e Cassino urdhëroi arrestimin...
Burimi:
Syri.net