Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të qytetit, si dhe në zonën e plazhit. Mësohet se janë sekuestruar 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celularë dhe automjeti që përdorte 43-vjeçari për të shpërndarë lëndën narkotike. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Il Punto”. Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 18, Durrës, ku si...