Shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë

Shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës.Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. “Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës”, njofton policia....
Burimi: Opinion.al