Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpërndanin kokainë në Mykonos, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar; njëri prej tyre nën hetim nga SPAK
Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një operacion të gjerë anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos. Nga hetimi policor, doli në pah ekzistenca e një grupi kriminal, anëtarët e së cilës, të paktën që nga maji i vitit 2025, tregtonin sasi kokaine, kokaine rozë, marijuane dhe tableta droge në zonën e Mykonosit. Konkretisht, anëtarët e grupit u vendosën në tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdorën si “strehëza”, duke ruajtur lëndët narkotike. Pastaj ata udhëtonin ose me automjet privat ose me motoçikletë, të cilat...