Shpërndahen mbi 27 mijë tekste të gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë, 70% më shumë se në 2024

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste të gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë, 70% më shumë se në 2024

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë mbi 27 mijë e 200 tekste mësimore “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për nxënësit e shkollave dhe klasave të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e identitetit kombëtar dhe gjuhësor të fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap konkret drejt standardizimit të mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë: “Po bëhen gati paketat e librave për të shkuar në të gjitha shtetet ku ne jemi duke mbështetur dhe nxitur mësimin...