Shpërbërja e organizatës së ekstremit të djathtë/ Operacion i madh policor në Greqi, kryhen 25 arrestime…

Shpërbërja e organizatës së ekstremit të djathtë/ Operacion i madh policor në Greqi, kryhen 25 arrestime…

Që prej orëve të mëngjesit, një operacion i madh i policisë greke po zhvillohet në zonën e Selanikut. Mësohet se janë arrestuar 25 persona,12 prej të cilëve janë të mitur. Burime policore thonë se të gjithë janë anëtarë të organizatës së ekstremit të djathtë ” Rinia Nacionaliste e Selanikut”, një grupim i konsideruar si degë ekstreme e ish organizatës kriminale “Agimi i Artë”, krerët e së cilës ndodhen në burgjet greke me dënime shumëvjeçare. Deri tani janë gjetur materiale propagandistike të karakterit ekstremist të dhjathtë, broshura me materiale fashiste si dhe mjaft materiale si shkopinj gome, maska, thika dhe armë...
Burimi: Sot.com.al