Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9200 lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë.Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të katërtin vit radhazi.Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për...