Shpendi udhëheq listën e golashënuesëve në Itali, sulmuesi shqiptar nxjerr ekipin me pikë nga loja

Shpendi udhëheq listën e golashënuesëve në Itali, sulmuesi shqiptar nxjerr ekipin me pikë nga loja

Kristian Shpendi vazhdon të dëshmojë veten si një nga sulmuesit më premtues në Itali. Për të 3-tin vit radhazi lojtari shqiptar po spikat në Serinë B me fanellën e Çezenës. Mbrëmjen e sotme ak ka festuar një tjetër gol në karrierën e tij. Në minutën e 65, Shpendi u gjend në çastin e duhur dhe në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Goli i tij i dha barazimin 1-1 Çezenës përballë Sudtirolit. e vlefshme për javën e 10 të Serisë B. Ndërkohë, ky ishte goli i 8 i shë nuar në kampionat për Kristianin, i cili deri më tani udhëheq listën e golashënuesëve më të mirë në Serinë B italiane./Sport Ekspres/