“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh

“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me dy viktima dhe dy të plagosur  në aksin Borsh-Himarë. Sipas informacioneve paraprake, një fugon që transportonte peshk dhe në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, përkatësisht 62 dhe 54 vjeç, është goditur nga një automjet tip “Mercedes”. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bashkëshortët edhe pse kanë qene me rrip sigurimi nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të goditjes së fortë. Ata janë transportuar drejt morgut të spitalit të Sarandës. Sipas dëshmitarëve...