Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?
Në Vjenë qëndrojnë shpatat e përkrenarja e Skënderbeut, të cilat në Shqipëri shkuan për 100-vjetorin e Pavarësisë, në vitin 2012, me një ligj të posaçëm. Në 550-vjetorin e vdekjes, vit i Skënderbeut në Shqipëri, nuk ka plane për zhvendosje. Vjena nuk i jep këto relike. Ato kanë rëndësi simbolike si pronë mbretërore Habsburgase, raporton Deutsche Welle. Por, si erdhën këto relike në Vjenë? Dr.Matthias Pfaffenbichler, drejtor i Muzeut të Armëve tregon për Ferdinand von Tirol, një habsburgas i madh me një koleksion të pasur donte patjetër diçka nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ai kishte drejtuar vetë dy fushata kundër turqve, pak a shumë me sukses. Ferdinand von Tirol kishte shumë afinitet ndaj heronjve të tillë. Skënderbeu ishte strategu më i suksesshëm kundër turqve. Ishte e qartë...