Shtëpia e Dua Lipës ende nuk është gati, këngëtarja ka investuar rreth 3.5 milionë euro në rinovime
Dua Lipa do të duhet të presë edhe të paktën një vit për t’u zhvendosur në shtëpinë e saj luksoze në Londër, pasi projekti gjigant i rinovimit ende nuk ka përfunduar. Këngëtarja me origjinë shqiptare bleu pronën në vitin 2020 për rreth 8 milionë euro, por punimet pritet të zgjasin deri në korrik të vitit 2027. Për ta kthyer rezidencën në shtëpinë e saj të ëndrrave, Dua ka investuar rreth 3.5 milionë euro në një projekt ambicioz që përfshin ndërtimin e një mega-bodrumi me pishinë, palestër, kinema private dhe studio muzikore, shkruan DailyMail. Punimet nisën vetëm në vitin 2024, pasi më herët u vonuan për shkak të procedurave të gjata për marrjen e lejeve dhe kundërshtimeve nga banorët e zonës. Projekti është një nga më kompleksët...
Burimi:
ntv.al