Sa pritet të përfitojë ekonomia nga koncerti i Kanye West? Pagesa për artistin është 7 milion euro

Sa pritet të përfitojë ekonomia nga koncerti i Kanye West? Pagesa për artistin është 7 milion euro

Koncerti i West i cili do të mbahet në “Eagle Stadium” me kapacitet 60 mijë vende dhe bileta që luhaten nga 120 në 330 euro është kthyer një provë force për ekonominë e argëtimit në Shqipëri, në një moment kur vendi po tenton të hyjë në hartën e eventeve rajonale me ndikim global. “Është ende herët për të nxjerrë një përfundim. Rezultati do të matet jo vetëm me numrin e pjesëmarrësve, por edhe me ndikimin real ekonomik që do të lërë pas ky organizim në sektorë të ndryshëm”, u shpreh Eugen Musta, ekspert për ekonominë. Narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryeministri flet për një interes ndërkombëtar rekord dhe alokon 4.2 milionë euro nga buxheti i shtetit. “Në rastin e Shqipërisë, një investim...