Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhiqet: Nuk dua të ndikohem emocionalisht

Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhiqet: Nuk dua të ndikohem emocionalisht

Romiri, Soni dhe Vanesa të cilët kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e tyre kanë qenë të ndryshme. Romiri ka dashur që të dijë më shumë rreth vajzës së tij dhe ecurisë së studimeve, ndërsa vajzat kanë kërkuar të dinë titujt e portaleve. “Babi, për menaxhimin e artit e kisha live, për filmin ishte video call. Masteri i filmit më doli, jam pranuar, kurse menaxhimi i artit jo. Po pres edhe një konfirmim për bursën, besoj vjen nga mesi i majit. Unë nuk kam vendosur gjë akoma vetë, por po doli bursa unë besoj do e bëj masterin, por ka kohë për ta marrë vendimin përfundimtar”, thuhej në letrën që vajza i kishte dërguar Romirit. “Isha në...