“Përjetoni momentin”, Madonna “shpërthen” ndaj përdorimit të telefonave në koncerte: Nuk shoh më fytyrat e publikut
Ikona e muzikës pop, Madonna, ka kritikuar ashpër përdorimin e telefonave celularë gjatë koncerteve, duke u bërë thirrje fansave të lënë mënjanë ekranet dhe të përjetojnë muzikën në mënyrë më autentike. Gjatë premierës së filmit të saj të ri, Confessions II, The Film, e mbajtur më 5 qershor në Beacon Theatre, artistja foli për ndikimin që teknologjia ka pasur në eksperiencën e koncerteve live. “Kam ardhur në këtë botë për të vepruar, jo për të parë të tjerët të veprojnë”, u shpreh Madonna, duke theksuar se njerëzit janë gjithnjë e më të përqendruar në regjistrimin e çdo momenti, në vend që ta jetojnë atë. Si shembull, ajo përmendi pjesëmarrjen e saj në festivalin Coachella, ku performoi së bashku me Sabrina Carpenter. Sipas saj, ishte tronditëse...
Burimi:
vizionplus.tv