“Ose reagojmë për të gjithë, ose për askënd” – Luiz Ejlli ndez debat të fortë për protestat në Shqipëri

“Ose reagojmë për të gjithë, ose për askënd” – Luiz Ejlli ndez debat të fortë për protestat në Shqipëri

“Nuk kam asgjë kundër atyre që reagojnë për Zvërnecin. Madje shumë mirë bëjnë. Kam diçka kundër atyre që reagojnë vetëm për Zvërnecin.” Me këto fjalë, Luiz Ejlli ka reaguar për situatën në Zvërnec, duke ngritur një pyetje që prej kohësh mbetet pa përgjigje: pse disa kauza marrin vëmendje kombëtare, ndërsa të tjera lihen në harresë? Ai kujton se banorët e Rrjollit po përballen prej javësh me tensione dhe përplasje të forta, pa marrë të njëjtin reagim publik që po merr sot Zvërneci. “Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit? Ose reagojmë për të gjithë, ose po përdorim standarde të dyfishta”, shkruan ai. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi më i madh. Ne si media kemi bërë vazhdimisht të njëjtën thirrje: protestat në Shqipëri humbasin sepse mbeten...