Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë

Poetja Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë mbrëmjen e sotme. Ajo është takuar me mbesën e saj vajzën e motrës e cila udhëtoi posaçërisht nga Londra në Tiranë për të takuar tezen. Mona Lisa quhet mbesa e Mozës, me të cilën poetja u shpreh se janë shumë të lidhura dhe se kanë shpenzuar edhe kohë të vyer bashkë. “Arbana, a keni mundësi ta promovoni këtë vajzë. Studion gazetari në Londër, luan pjano shumë mirë dhe e do Shqipërinë shumë”, tha Moza. “Patjetër, në Vita Production mbështesim çdo të ri që ka ambicie për gazetari apo fushat e artit”, i tha moderatorja.