Në kuadër të dashurisë 2? Çfarë po ndodh mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit?

Në kuadër të dashurisë 2? Çfarë po ndodh mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit?

Olta Gixhari ka rikthyer në vëmendje filmin “Në kuadër të dashurisë”, pas një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. Gjatë rubrikës “Ask me a question”, një prej ndjekësve e pyeti aktoren nëse, pas transformimit të saj fizik, do të realizohet një film i dytë i komedisë romantike ku ajo luajti përkrah Luiz Ejllit. “Tani që u dobësove, a do e bësh filmin e dytë ‘Në kuadër të dashurisë’?”, ishte pyetja që mori vëmendje. Olta iu përgjigj me humor, duke publikuar një fotografi me gishtin e madh lart dhe duke shkruar: “Ahahah po ok”. Përgjigjja e saj nuk konfirmon se një vazhdim i filmit është në plan, por lë të kuptohet se, të paktën për momentin, nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një projekt të ri....