Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Këngëtarja legjendare uellsiane Bonnie Tyler është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi të publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale, ku familja dhe ekipi i artistes shprehën dhimbjen për humbjen e saj. “Familja dhe ekipi i Bonnie-s, me zemër të thyer, njoftojnë se Bonnie ndërroi jetë papritur mbrëmë në spital në Portugali si pasojë e sëmundjes për të cilën po kurohej”, thuhej në deklaratë. Në muajin maj, artistja iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë në një spital në Portugali, vendi ku jetonte prej vitesh. Pas ndërhyrjes ajo u vendos në koma të induktuar për të ndihmuar procesin e rikuperimit. Edhe pse më vonë doli nga koma, gjendja e saj shëndetësore mbeti kritike dhe ajo qëndroi në...
Burimi:
gijotina.com