“Mos hajdeni te shtëpia ime”, Gjesti me kërkesë për fansat
Këngëtari i njohur, Gjesti, u është drejtuar fansave me një mesazh përmes një postimi në InstaStory, ku ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij dhe e familjes. Ai shprehet se është mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që merr nga publiku, duke e kuptuar dëshirën e shumë fansave për ta takuar apo për të bërë një fotografi me të. Megjithatë, Gjesti thekson se shtëpia është i vetmi vend ku arrin të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi. Foto: Instagram “Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia ime me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua”,...
Burimi:
ntv.al