Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga juria si vajza më e bukur

Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga juria si vajza më e bukur

Pogradeci u kthye mbrëmjen e së shtunës në qendrën e bukurisë shqiptare, teksa finalja e Miss Shqipëria 2026, e transmetuar live në Vizion Plus, kurorëzoi fitueset e këtij edicioni në një spektakël të mbushur me emocion, elegancë dhe performanca artistike. Në një skenë të ngritur buzë liqenit të Ohrit, 25 finaliste nga mbarë trojet shqiptare parakaluan përpara publikut dhe jurisë, duke sjellë hijeshi, vetëbesim dhe personalitet në garën për kurorën më prestigjioze të bukurisë shqiptare. Pas një mbrëmjeje plot emocione, kurora e Miss Shqipëria 2026 iu besua Paola Avdylajt, e cila u shpall fituesja e madhe e këtij edicioni. Ndërkohë, Alesia Sureli u vlerësua me titullin Miss International, ndërsa Enxhi Sterkaj u shpall Miss Earth. Juria ndau gjithashtu edhe titujt e shoqërueseve, ku Sindi Kuçi...