Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet në kaos, ndërpritet nga breshëri dhe stuhia, evakuohen 80,000 spektatorë (VIDEO)
Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës (18 korrik) gjatë koncertit të dytë të këngëtarit Bad Bunny në Milano, pasi një stuhi e fortë me breshër, rrufe dhe erëra të fuqishme detyroi organizatorët të ndërprisnin shfaqjen dhe të evakuonin ambientin. Ylli portorikan po performonte në Ippodromo SNAI La Maura, në kuadër të turneut të tij botëror “Debí Tirar Más Fotos”, kur pak pas orës 21:00 kushtet atmosferike u përkeqësuan ndjeshëm. Koncerti ishte i dyti dhe i fundit i planifikuar i Bad Bunny në Milano dhe ishte shitur tërësisht. Rreth 80 mijë spektatorë kishin marrë pjesë në secilën prej dy netëve. Fillimisht, organizatorët u kërkuan fansave të qëndronin në vendet e tyre, duke vlerësuar se moti i keq do të zgjaste pak. Por reshjet u...
Burimi:
vizionplus.tv