“Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe romanca me Indrin në Ferma VIP, Vanesa: Ajo marrëdhënie vazhdonte për inerci
Vanesa flet pas largimit nga Ferma VIP: “Lidhja jashtë kishte mbaruar prej kohësh, me Indrin ndodhi natyrshëm” Këngëtarja Vanesa Sono është eliminuar përfundimisht nga “Ferma VIP”, pas televotimit të mbrëmjes së djeshme. Publiku vendosi fillimisht të shpëtonte Sarën dhe më pas Blerinën, duke lënë në fund Henrin dhe Vanesën, ku kjo e fundit rezultoi më pak e votuara. E ftuar sot në “Ferma Club”, Vanesa foli për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Indrin, një nga historitë më të komentuara të këtij edicioni. Ajo pranoi se hyrja në fermë erdhi në një moment shumë të vështirë personal dhe emocional. “Kur kam hyrë në fermë, kam qenë në udhëkryqe shumë të mëdha në jetën time, si profesionale ashtu edhe personale. Nuk kam qenë e...
Burimi:
vizionplus.tv