Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru
Këngëtari i njohur i muzikës R&B, Peabo Bryson, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të përfaqësuesve të artistit, të cilët konfirmuan se fituesi i dy çmimeve Grammy po merr trajtimin e nevojshëm. Në deklaratë thuhet se Bryson, i njohur si zëri i këngëve fituese të Oscar-it nga filmat Disney, po përballet me këtë sfidë shëndetësore, ndërsa familja ka kërkuar respektimin e privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Gjithashtu, familjarët falënderuan miqtë dhe fansat për mbështetjen, lutjet dhe mesazhet e tyre. 75-vjeçari është një nga emrat më të njohur të muzikës soul dhe R&B. Ai fitoi famë ndërkombëtare falë dueteve të suksesshme si kënga Beauty and the Beast me Celine Dion dhe...
Burimi:
argjiroja.net