“Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën
Opinionisti i Ferma VIP 3, Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus. Mamaqi tregoi për herë të parë se çfarë ndodhi në prapaskenë pas deklaratës së rëndë të Fabjolës ndaj moderatores Arbana Osmani. Ai shtoi se Arbana nuk u mërzit nga situata dhe e la publikun të gjykojë vetë zhvillimet në spektakël. “Kur dolëm atë mbrëmje që e mbyllëm spektaklin, dolëm nga skena dhe shkuam te dhoma e grimit. Arbana ishte përballë dhe i thashë: a të përqafoj pak? “Ok”, më tha. E përqafova dhe i thashë: bravo, bravo se tregove një nivel tjetër. Sepse këtu duken vlerat e vërteta të një njeriu. I thashë: këtu duket karakteri i vërtetë, kur ti sulmohesh dhe je...
Burimi:
vizionplus.tv