Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit, gjendet influencerja 31-vjeçare

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit, gjendet influencerja 31-vjeçare

Rasti i zhdukjes së influenceres Rachel Kerr në Agadir ka përfunduar pa drama, pasi ajo është gjetur shëndoshë e mirë, siç konfirmoi familja e saj. 31-vjeçarja nga Dunblane kishte humbur kontaktet më 25 prill, pasi kishte bërë check-out nga hoteli ku po qëndronte, Caribbean Village Agadir. Për disa ditë, familja nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj, gjë që shkaktoi shqetësim të madh dhe thirrje publike për ndihmë. Të mërkurën në mbrëmje, familja njoftoi në rrjetet sociale se Rachel është gjetur dhe tashmë ndodhet me vëllain e saj, pa dhënë detaje të tjera për atë që kishte ndodhur gjatë zhdukjes. Ndërkohë, Foreign, Commonwealth & Development Office kishte konfirmuar se po i ofronte mbështetje familjes gjatë kërkimeve. Rachel Kerr është e njohur për përmbajtjen e...