Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

Nis Post Ferma VIP në Vizion Plus, nën moderimin e Florian Agalliut dhe me dy opinionistët, Einxhel Shkirën dhe Ermal Mamaqin. Pas përfundimit të edicionit të tretë, plot emocione, sfida dhe surpriza, ish-fermerët do të përballen me njëri-tjetrin për deklaratat e bëra, hatërmbetjet, miqësitë dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur brenda dhe jashtë fermës. Për herë të parë pas fitores së Ferma VIP, Moza Ahmeti tregon rrugëtimin e saj. Si u përball fituesja me jetën jashtë fermës pas tre muajsh izolimi? Me kë nga ish-fermerët ruan ende miqësi? Po në krisjen e miqësisë me DJ Bujakën, a ndikoi Iliri? Në Post Ferma VIP do të diskutohet edhe përplasja Moza-Zhaku. Çfarë e lidh ish-fermeren me ish-partnerin e Mozës? Nga ana tjetër, marrëdhënia e Olës me Adionin,...