Finalja e festivalit të videoklipit, pas rrugëtimit 5 javor, kurorëzohen fituesit
Sot mbyllet rrugëtimi i edicionit të 23 të Festivalit të Videoklipit Shqiptar i cili është festivali i vetëm i garës së industrisë kreative muzikore. Prej 5 javësh në ekranin e Vizion Plus publiku ka ndjekur e votuar 50 videoklipe në garë për çmimin e madh dhe çmimet e tjera që do të ndahen pikërisht sot nga holli i Pallatit të Kongreseve në një skenografi elegante të ideuar nga Studio Rebus. Mbremja e kësaj të diele do të ofrojë përveç garës së klipeve dhe shumë surpriza, do të performojnë në skenë 2 zonja të politikës, nga parlamentet respektive të Kosovës e Maqedonisë së Veriut si Edona Llalloshi dhe Saranda Imeri. Gjithashtu performon sonte në skenë edhe këngetari i talentuar i gjeneratës së re nga Italia Eden...
Burimi:
vizionplus.tv