Festimet nuk mbarojnë për Dua Lipën, këngëtarja shfaqet me familjarët mëngjesin e parë pas dasmës me Callum Turner
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vijuar festimet e martesës së saj me bashkëshortin, Callum Turner, pas ceremonisë madhështore të zhvilluar gjatë fundjavës në Itali. Artistja 30-vjeçare u fotografua të dielën në Palermo, ku mori pjesë në një takim festiv me familjarë dhe miq të afërt. Ajo tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë prej dantelle me mëngë të gjata, të kombinuar me bizhuteri ari dhe një model elegant flokësh të mbledhura bisht. Dua u shfaq në humor të shkëlqyer teksa përshëndeste dhe bisedonte me të ftuarit në ambiente të ndryshme të festës, ndërsa më vonë iu bashkua edhe Turner. Aktori 36-vjeçar kishte zgjedhur një paraqitje më të thjeshtë, me këmishë me ngjyra të çelëta, kapele dhe syze dielli. Festimet e çiftit nisën të...
Burimi:
vizionplus.tv