Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

Në mes të tensioneve të ditëve të fundit, ku protesta, diaspora dhe reagimet publike janë kthyer në temën më të nxehtë të debatit, Einxhel Shkira ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që janë bërë pjesë e zhvillimeve në Tiranë. Përplasja nisi pas një postimi të Ramës, ku ai shkruante se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk mund të quhen “diasporë” e Shqipërisë, duke theksuar se ata kanë shtetet e tyre dhe nuk janë mërgimtarë në vende të huaja. Sipas tij, kur shqiptarë nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”, ata bëhen pjesë e një loje politike që nxit përçarje. Ky qëndrim ka sjellë reagimin e Einxhel Shkirës, e cila e...