Dua Lipa fton botën të zbulojë Prishtinën përmes Google Maps Street View
Showbiz E Premte, 31 Korrik 2026 15:34 Dua Lipa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të re kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View. Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”. Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe fton të gjithë ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj. “Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh...
Burimi:
kohajone.com