“Divorci i shekullit” në Korenë e Jugut, miliarderi i AI duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes 644 mln dollarë

“Divorci i shekullit” në Korenë e Jugut, miliarderi i AI duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes 644 mln dollarë

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka vendosur që presidenti i gjigantit industrial SK Group, Çoi Tae-won, t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij, Ro So-young, 944 miliardë won (rreth 644 milionë dollarë), në një nga çështjet më të mëdha të divorcit në historinë e vendit. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të marrë formë të prerë. Çoi dhe Ro, vajza e ish-presidentit të Koresë së Jugut, Ro Tae-woo, kanë qenë të martuar për 35 vjet. Marrëdhënia e tyre u prish më shumë se një dekadë më parë, pasi u bë publike se biznesmeni kishte një fëmijë me një grua tjetër. Pas vendimit të fundit, avokatët e tij deklaruan se ai shpreh keqardhje për ndikimin publik të procesit dhe se do të reagojë pasi të shqyrtojë...