Dasma e Dua Lipës në Palermo mes luksit dhe protestave, vendimi i këngëtares për kompensimin e banorëve
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka hapur “portofolin” për të kompensuar banorët e Palermos që u prekën nga shqetësimet e krijuara gjatë dasmës së saj luksoze në Sicili. Sipas raportimeve, 30-vjeçarja mbërriti në Itali së bashku me bashkëshortin e saj Callum Turner për një festë 3-ditore me vlerë rreth 1.5 milionë paund, ku morën pjesë edhe emra të njohur si Charli XCX, Troye Sivan, Mark Ronson dhe Donatella Versace. Festimet kanë “pushtuar” disa zona të qytetit, duke sjellë kufizime në lëvizje dhe reagime nga banorët lokalë. Në disa zona janë shfaqur postera dhe grafite me mesazhin “Palermo is not for rent” (Palermo nuk jepet me qira), si shenjë proteste ndaj përdorimit të hapësirave publike. Ndërsa një pjesë e qytetarëve dhe kryebashkiaku Roberto Lagalla e...
Burimi:
vizionplus.tv