Blerina eliminohet nga Ferma VIP, Indri njofton ndarjen nga Vanesa, finalja e madhe më 15 qershor
Nata e tetëmbëdhjetë e spektaklit, “Ferma VIP”, solli emocione të forta, përplasje, rrëfime prekëse dhe zhvillime që ndryshojnë rrjedhën e lojës drejt finales së madhe. Prime nisi me një lajm të shumëpritur nga të gjithë. Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” do të mbahet më datë 15 qershor. Përveç çmimit të madh, katër finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili, ndërsa gara u bë edhe më e fortë pas njoftimit se Agai ka fshehur në fermë plot 10 mijë euro të groposura nën tokë. Një nga momentet që dominoi spektaklin ishte letra e Indrit për Vanesën, historia e shumëkomentuar e së cilës kishte mbajtur publikun pezull prej ditësh. Aktori konfirmoi fundin e raportit të tyre, duke deklaruar se largësia...
Burimi:
vizionplus.tv