A është në një marrëdhënie jashtë Fermës? Motra e Klevisës zbulon të vërtetën
Pas daljes së Vanesës nga Ferma VIP dhe afrimitetit të dukshëm mes Indrit dhe Klevisës, raporti i tyre ka vijuar të jetë në qendër të diskutimeve. Dyshimet për një romancë të mundshme u shtuan edhe më shumë pas sjelljeve të tyre brenda fermës, por deklaratat e fundit duket se kanë sqaruar situatën. Gjatë spektaklit të fundit, Klevisa pranoi se jashtë fermës ka një marrëdhënie të lënë pezull, duke lënë të kuptohet se ka ende ndjenja për dikë jashtë. E ftuar në Ferma Club, motra e saj Sebastiana vendosi të sqarojë publikisht raportin mes Klevisës dhe Indrit. Albano ngriti dyshimin se fermerja mund t’i ketë dhënë sinjale të paqarta Indrit. “Ndoshta Klevisa i ka dhënë sinjale të gabuara Indrit, padashje. Që ka hapësirë të lindë diçka”,...
Burimi:
vizionplus.tv