Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Katër nxënës të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në qytetin e Kotorit, pas një incidenti të regjistruar gjatë një ekskursioni shkollor. Gjimnazistët kanë kaluar natën në ambientet e komisariatit lokal përpara se të liheshin të lirë nga autoritetet malazeze. Dinamika e incidentit me qytetaren vendase Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtunë teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Ata janë përballur me një grua të moshuar vendase, e cila i ka pyetur për origjinën e tyre. Në përgjigje, të rinjtë kanë bërë simbolin kombëtar të shqiponjës me duar. Situata është përshkallëzuar pasi e moshuara ka goditur me shpullë njërin prej gjimnazistëve dhe më pas ka njoftuar forcat e rendit, duke pretenduar se ishte provokuar...