Shoqërime dhe arrestime të protestuesve, PD vë në dispozicion një grup me avokatë: 24 orë në 7 ditë

Shoqërime dhe arrestime të protestuesve, PD vë në dispozicion një grup me avokatë: 24 orë në 7 ditë

Partia Demokratike ka krijuar një grup avokatësh që do të ofrojnë asistencë dhe mbështetje ligjore për protestuesit studentorë që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Përmes një njoftimi, Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore i PD-së bëri të ditur se grupi i avokatëve do të jetë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të garantuar mbrojtjen ligjore të protestuesve. Asistenca do të ofrohet pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me synimin për të garantuar respektimin e të drejtave të protestuesve dhe zhvillimin e procedurave në përputhje me legjislacionin në fuqi. NJOFTIMI I PLOTË Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, njofton krijimin e një grupi avokatësh, të cilët janë në dispozicion 24 orë në 7...