Shoqata e Gjyqtarëve ngre alarmin pas sulmeve ndaj gjykatave: Siguria është detyrim shtetëror
foto TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dënon sulmet ndaj godinave të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit gjatë protestave në kryeqytet duke kërkuar masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë së institucioneve të drejtësisë. Në reagimin e saj Shoqata shpreh shqetësim për masat mbrojtëse të Policisë së Shtetit, ndërsa kritikon edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar masat e sigurisë për protestuesit. Sipas Shoqatës sulmet personale dhe presioni publik rrezikojnë pavarësinë e drejtësisë. Ajo u bën thirrje institucioneve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të marrin masa për mbrojtjen e gjykatave dhe gjyqtarëve. Deklaratë e plotë e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktet e dhunshme të ndodhura...
Burimi:
zeri.ai