Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në mbështetje të protestës: Të shtunën ulni edhe qepenat

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në mbështetje të protestës: Të shtunën ulni edhe qepenat

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri ka bërë një deklaratë për shtyp lidhur me protestën e studentëve në Tiranë. Shoqata u bën thirrje të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme të vazhdojnë solidarizimin e protestave që zhvillohen në Shqipëri, sepse është në të mirën e tyre. ”U bëjmë thirrje bizneseve në mbarë vendin që, në oraret e përcaktuara të protestës, të ulin qepenat në shenjë solidariteti me protestuesit shqiptarë. Ky është një moment i rëndësishëm për biznesin, për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit. Sot kërkohet solidaritet, përgjegjësi dhe zë qytetar”. Njoftimi i plotë Të dashur qytetarë, të dashur sipërmarrës të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë...