Shoqata “Çamëria” kundër nderimit të Napoleon Zervës në Derviçian: Akt fyes ndaj viktimave të Çamërisë
Shoqata Patriotike “Çamëria” ka reaguar pas ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës në Derviçian të Dropullit, duke e cilësuar këtë veprim si një akt fyes ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kujtesës së viktimave të tragjedisë çame. Në deklaratën e saj, shoqata kundërshton nderimin publik të Zervës në territorin shqiptar, duke e lidhur figurën e tij me masakrat, dëbimin dhe spastrimin etnik të popullsisë shqiptare të Çamërisë. Sipas shoqatës, ekspozimi i portretit ngre pikëpyetje mbi mesazhin që përcillet përmes këtij aktiviteti. “Çfarë po nderohet sot në Derviçian? Masakrat mbi gra, fëmijë e pleq? Shtëpitë e djegura? Familjet e shfarosura? Mijëra shqiptarët e dëbuar nga vendlindja e tyre?”, thuhet në deklaratë. Shoqata “Çamëria” argumenton gjithashtu se figura e Napoleon Zervës mbetet e lidhur, sipas saj, me një...
Burimi:
ntv.al