Shok në Champions League! Como turpëron Manchester United, shikoni aksionin fantastik të Fabregas (VIDEO)
Manchester United pëson një tjetër goditje të rëndë në Champions League, teksa Como ka arritur një fitore të bujshme 4-1 në përballjen e zhvilluar në Itali. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas dhuroi një paraqitje fantastike, duke dominuar ndaj anglezëve dhe duke konfirmuar se mund të jetë një surprizë e madhe në këtë kompeticion. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për Manchester United. Që në minutën e dytë, Nico Paz dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke ndezur festën në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”. United nuk arriti të reagonte siç duhej dhe Como e shfrytëzoi këtë situatë në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, Tasos Douvikas dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, Nico Paz realizoi golin e tretë...
Burimi:
sportekspres.com