Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shoferi përplas këmbësorin te vijat e bardha në Lungomaren e Vlorës
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në shëtitoren Lungomare. Një makinë e llojit Renault Clio, e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar, ka përplasur një tjetër të moshuar tek vijat e bardha. Ky i fundit mësohet se është plagosur rëndë. Njollat e gjakut janë ende prezent në vendngjarje. Ai është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës, ku do të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. gijotina.com/