Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!
Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i transportonte drejt shkollës doli nga rruga dhe përfundoi në një pellg të thellë me ujë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 10 nëntor, në provincën Kandal, rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit Phnom Penh. Sipas autoriteteve, në automjet ndodheshin 26 nxënëse, të moshave 12 deri në 14 vjeç, të cilat po udhëtonin drejt shkollës ndërkombëtare BELTEI. Sipas dëshmive paraprake, një motoçikletë ka kaluar papritur përpara automjetit që po lëvizte me shpejtësi. Shoferi ka frenuar fort dhe ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në pellgun pranë saj. Automjeti u fundos pjesërisht...
Burimi:
javanews.al