Evakuohen 300 shkolla në Itali, shkak alarmet me email për bomba
Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pasi morën të njëjtin mesazh alarmi për bombë. Lajmin e njoftoi ministri i arsimit, Giuseppe Valditara. Alarmi i sigurisë erdhi mes shqetësimeve në rritje në Evropë në lidhje me të ashtuquajturat kërcënime të luftës hibride, të cilat kanë synuar supermarketet, bankat e gjakut, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë . Valditara tha se 300 shkolla ishin prekur nga alarmet për bomba, duke shtuar se numri mund të rritet. “Pas një alarmi kombëtar për bombë, dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimdhënës”, informoi prindërit një shkollë në Romë. Emaili ishte nënshkruar si “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit”, sipas një burimi qeveritar...
Burimi:
syri.net