”Shmangni dhunën”, Policia: Ka grupe që bëjnë thirrje për akte terr*riste, 127 qytetarë të arrestuar në Tiranë
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu apelon qytetarët që marrin pjesë në protesta, që të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të shkatërrimit të pronës publike dhe private. Gjatë deklaratës për mediat, Ziu bëri me dije se strukturat e specializuara po hetojnë mesazhe të shpërndara në kanale dhe grupe komunikimi online, ku dyshohet se janë bërë thirrje për akte ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime ndaj punonjësve të Policisë. “Deri në këto momente: -në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike;-në Durrës, janë...
Burimi:
kohajone.com