Shkupi në telashe gjeopolitike, “Euractiv”: Maqedonia e Veriut rrezikon veto të re nga Bullgaria!
Bullgaria mund të ketë gjetur një arsye të re për të penguar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Këtë herë, çështja lidhet me një gjyq penal ndaj Iva Mihaylovës, e cila ka shtetësi të dyfishtë bullgare dhe maqedonase, raporton Euractiv. Procesi gjyqësor rifilloi të hënën në qytetin e Koçanit. Mihaylova akuzohet për shkelje të rënda të sigurisë rrugore, pas një aksidenti trafiku në tetor të vitit të kaluar ku humbi jetën një burrë. Ajo vetë u plagos rëndë, ndërsa gjykata i ka mbajtur të dy pasaportat që nga dita pas aksidentit. Në seancën dëgjimore morën pjesë tetë deputetë nga katër parti politike bullgare, përfshirë përfaqësues të partisë qeverisëse Bullgaria Progresive dhe të GERB-it të qendrës së djathtë. Rasti ka marrë vëmendje...
Burimi:
javanews.al