Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkrumbohet plotësisht nga flakët banesa dykatëshe në Korçë
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët këtë të diel në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, duke shkrumbuar plotësisht godinën. Objekti ishte me funksion të dyfishtë, kati i parë shërbente si lokal, ndërsa kati i dytë përdorej për banim. Të dyja katet u përfshinë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri ka lënë pas pasoja të mëdha. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Policia po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /vizionplus.tv