Shkrumbohet makina në aksin Fier-Roskovec, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Shkrumbohet makina në aksin Fier-Roskovec, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte  në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Burimi: Syri.net