Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi
Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme, në fshatin Sheqishtë të Roskovecit. Mësohet se gjatë saldimit të tubave plastikë, që po përdoreshin në kuadër të investimit të Bordit të Kullimit për marrjen e ujit nga Këneta e Roskovecit për vaditjen e tokave bujqësore, tubat u përfshinë nga flakët. Zjarri u përhap shpejt, duke mbuluar zonën me re të dendura tymi të zi. Në vendngjarje u dërguan menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilat arritën të shuanin flakët dhe të kontrollojnë situatën.